Dy persona, Enea Tahir, 37 vjeç, dhe Besnik Shabani, 48 vjeç, janë arrestuar në flagrancë, pasi u kapën duke transportuar 59 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 60 kilogramë.
Gjatë operacionit, u sekuestrua edhe automjeti me të cilin po transportohej droga.
Arrestimet u realizuan nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni i Forcës së Posaçme Operacionale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al