Një operacion policor ka përfunduar me sukses, duke çuar në ndalimin e një personi të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua 49-vjeçari Admir Plaku, i cili ishte shpallur në kërkim pas një kallëzimi të bërë nga ish-e dashura e tij.
Sipas kallëzimit, ngjarja ka ndodhur më 16 maj 2025, kur Plaku dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës dhe e ka kanosur me thikë, me qëllim që ta detyronte të kryente marrëdhënie seksuale.
Materialet në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e procedurave ligjore.