-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin

Kryesoret

Britania e Madhe i ka pezulluar bisedimet për tregti të lirë me Izraelin. Britania e ka thirrur ambasadorin izraelit në takim protestues dhe ka vendosur sanksione të reja ndaj kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor, për shkak të ofensivës së re ushtarake të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha se ofensiva nuk është mënyra për t’i kthyer pengjet e mbetura në Gazë. Ai bëri thirrje për t’i dhënë fund bllokadës ndaj ndihmave dhe dënoi atë që e quajti “ekstremizëm” në disa departamente të Qeverisë izraelite.

“Nuk mund të qëndrojmë duarkryq përballë këtij përkeqësimi të ri. Kjo bie ndesh me parimet që qëndrojnë në themel të marrëdhënieve tonë dypalëshe”, tha Lammy para ligjvënësve.

“Sinqerisht, kjo është fyerje ndaj vlerave të popullit britanik. Prandaj, sot po njoftoj se kemi pezulluar bisedimet me këtë Qeveri izraelite për një marrëveshje të re tregtare”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit