Pas rihapjes së një çështjeje të ndodhur 16 vite më parë, Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dy të pandehur, A.T. dhe G.L., të akuzuar për vrasje me dashje në bashkëpunim.
Ngjarja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2008 në Athinë, pas një konflikti mes dy grupeve shqiptare, ku viktima A.Xh. humbi jetën si pasojë e goditjeve të shumta me mjete të forta dhe thikë.
Sipas provave të mbledhura, dy të akuzuarit ndodhen tashmë në burg dhe pritet të përballen me drejtësinë shqiptare për këtë krim të rëndë.