-sidi education-spot_img
22.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjylameti pas rezultatit: S’ka humbës, vetëm të fituar

Kryesoret

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk arriti të sigurojë mandatin, Blerina Gjylameti ka zgjedhur të reagojë me qetësi, reflektim dhe mirënjohje. Në një mesazh publik drejtuar qytetarëve që e mbështetën, ajo vlerëson çdo votë si një akt besimi dhe shprehet se kjo garë i dha më shumë se një rezultat. Për Gjylametin, përfshirja në këtë proces ka qenë një përvojë që i forcoi bindjen politike dhe i dha më shumë kuptim rrugëtimit të saj në Partinë Socialiste.

Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën.

Kudo që ishit në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora dua t’ju them faleminderit.
Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.
Në këtë garë nuk ka humbës  ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër.

Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane.
Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse.

11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari.

Faleminderit secilit prej jush.
Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.

Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.

Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.
Ne nuk bëjmë luftëra të vogla ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për jetët tona.

Mirënjohëse.

Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik.

Zgjedhjet mbaruan.
Sovrani foli.
Politika për njerëzit vazhdon

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit