Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për situatën paszgjedhore. Këlliçi është ndalur tek rasti i Ilir Alimehmetit, i cili ka mbetur jashtë Parlamentit të ri.
Ai tha se kushdo që ka menduar se Partia Demokratike nuk ka reflektuar pas 11 majit e ka gabim. Gjithashtu ka shprehur se çdo ditë marrin denoncime të reja në lidhje me blerjen e votës.
“Uroj të mos ketë më zgjedhje në Shqipëri me këtë Kod Zgjedhor. Ky kod është produkt i Edi Ramës, është kodi më me defekte që ka prodhuar ndonjëherë pluralizmi shqiptar. Rasti i Ilir Alimehmetit një çmenduri më vete. Kushdo mendon që PD nuk do të reflektojë e ka gabim. Vëmendja mediatike nuk duhet të shkojë te analiza e brendshme e një partie politike. Çdo ditë që kalon marrrim denoncime të reja. U njoha me rastin e Prrenjasit, ku ishin 24 fletë votimi më shumë. Këto fakte kemi pëër detyrë t’ua çojmë vëzhguesve ndërkombëtarë”, ka thënë Këlliçi.