-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Firmosa urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve në qarkun Tiranë

Kryesoret

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në rrjetin e tij social ka njoftuar se ka firmosur urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjdhjeve me 11 maj në qarkun Tiranë.

Meta ka falenderuar të gjithë ata që nuk kanë shitur lirinë, shpirtin dhe as karakterine ytre për një votë në këto zgjedhje.

“Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,
Firmosa sot urdhrin për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit për çdo Njësi dhe Qendër Votimi në Qarkun Tiranë për të verifikuar punën dhe rolin e gjithsecilit.

Edhe njëherë faleminderit me mirënjohje të gjithë atyre të cilët i rezistuan presioneve të jashtëzakonshme të Narkoshtetit dhe nuk e shitën as lirinë, as shpirtin dhe as karakterin e tyre përballë një makinerie kriminale shtetërore, që cënoi rëndë standardet e zgjedhjeve, demokracinë dhe shtetin e së drejtës, duke vijuar me vendosmëri, qëndresë e kurajë t’i prijnë betejës tonë të përbashkët në mbrojtje të kauzave madhore.”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit