Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm ka goditur Francën juglindore. Si pasojë kanë humbur jetën të paktën tri viktima. Mediat bëjnë me dije se mes viktimave është një çift të moshuarish rreth të 80-ave.
Sipas autoriteteve lokale, çifti i të moshuarve vdiq në qytetin bregdetar të Le Lavandou. Ndërkohë që një person tjetër humbi jetën në qytetin e Vidauban.
Kryebashkiaku i Lavandousë Gilles Bernardi, u shpreh se kjo situatë ka shkaktuar shumë probleme.
“Ishte një fenomen vërtet i dhunshëm, i pabesueshëm, i pakuptueshëm”, u tha gazetarëve kryebashkiaku i Lavandou-së, Gilles Bernardi.









