-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Takim në ambasadën franceze, në fokus zgjedhjet dhe lufta kundër krimit elektoral

Kryesoret

Një takim i nivelit të lartë është zhvilluar mëngjesin e sotëm në ambasadën e Francës në Tiranë, ku u diskutua mbi procesin zgjedhor dhe angazhimin institucional në luftën kundër krimit elektoral.

Të pranishëm në këtë takim ishin Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, Prokurori i Përgjithshëm Olsjan Çela dhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Ata u bashkuan me përfaqësues të lartë diplomatikë, përfshirë ambasadorët e Francës, Gjermanisë, BE-së, Holandës, Austrisë, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Zvicrës.

I pranishëm në këtë tryezë ishte edhe kreu i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Lamberto Zanier.

Diskutimet u përqendruan kryesisht në mënyrën se si institucionet shqiptare do të vijojnë bashkëpunimin për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe hetimin e çdo shkeljeje që lidhet me krimin zgjedhor. Pritet që një pjesë e këtyre bisedimeve të pasqyrohet edhe në raportin përfundimtar të vëzhguesve ndërkombëtarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit