-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trupi i një 36-vjeçari shqiptar i gjetur i varur në magazinë në Greqi

Kryesoret

Trupi i një 36-vjeçari shqiptar është gjetur i varur dhe në gjendje të avancuar dekompozimi në një magazinë në Tyrnavos, Greqi. Trupi u zbulua mbrëmjen e së dielës, pas disa ditësh kërkimesh nga miqtë e tij, të cilët ishin shqetësuar për humbjen e tij. Viktima, i cili punonte në bujqësi, u identifikua nga miqtë që kishin filluar kërkimin.

Autoritetet greke kanë nisur procedurat për t’u njoftuar familjen e tij në Shqipëri. Trupi ishte i varur me një litar të hollë, të ngjashëm me ato që përdoren për hardhitë, ndërsa litarin e kishin prerë, duke bërë që trupi të binte në dyshemenë e magazinës, një vend që mund të ketë shërbyer herë pas here si strehë për të huaj.

Zbulimi u bë nga një qytetar që ruante materiale ndërtimi në një parcelë toke pranë magazinës dhe ndjeu një erë të fortë. Trupi, që ndodhej në një gjendje të dekompozimit të avancuar, tregonte se vdekja kishte ndodhur të paktën pesë ditë më parë.

Pasi u kryen hetimet fillestare, autoritetet greke po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, përfshirë mundësinë e një ngjarjeje kriminale. Trupi është dërguar për autopsi në Shërbimin Mjekësor Ligjor të Larisës, për të përcaktuar shkaqet dhe kohën e vdekjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit