Dashamir Shehi sot lajmëroi që dha dorëheqjen nga kryetari i koalicionit Djathtas për Zhvillim. Shehi u shpreh se e dha dorëheqjen pasi humbën dhe dikush duhet që të mbajë përgjegjësinë.
Ai tha se ndihet disi i zhgënjyer nga qyteti i tij pasi mendonte se do kishte më shumë respekt për të. Gjithashtu Shehaj ka thënë se brezi i ri politik është më i mirë në komunikim.
“PD është përfituese e këtij sistemi, pasi i ka marrë disa deputetë qyl. Edhe brenda PD-së, ata që kanë fituar nga lista e hapur nuk janë profesorë. Hiq Tabakun, të tjerët janë duke u kacavjerrë me grupe dhe para… Unë kam marrë përgjegjësitë e mia personale. Personalisht ndihem i zhgënjyer nga qyteti im, sepse mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua. Si duket, nuk është më koha për ne. Lojtarët e rinj janë të gjithë milionerë, por mendova se do kishte mbetur pak moral. Ky brez i ri politik që po vjen ka shumë gjëra të mira, është më i zoti në komunikim, por ne i kemi dhënë më shumë rëndësi substancës sesa formës”, deklaroi Shehi në A2CNN.