-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rikthimi i madh i Igli Tares, projekti i ri kuqezi merr formë

Kryesoret

Igli Tare pritet të emërohet si drejtori i ri sportiv i Milanit. Mediat italiane raportojnë se marrëveshja është drejt finalizimit, ndërsa ish-drejtori i Lacios ka bindur drejtuesit kuqezinj me projektin e tij për rikthimin e skuadrës në nivelet më të larta.

Plani i Tares fokusohet te ndërtimi i një skuadre me lojtarë që njohin mirë Serie A. Në listën e emrave për mbrojtjen përmenden Diego Coppola (Verona), Leoni (Parma), Komuzo (Fiorentina), Luiz Felipe (Marseille), Gila (Lazio) dhe Udogie (Tottenham).

Për mesfushën, dëshira kryesore është Sergej Milinković-Savić, edhe pse Al Hilal nuk pritet ta lëshojë lehtë. Alternativa është Odgard i Bolonjës. Në sulm, emrat që përfliten janë Lorenzo Lucca (Udinese) dhe Dan Ndoye (Bolonja).

Sfida më e madhe për Taren do të jetë mungesa e Milanit në Evropë, por objektivi është i qartë: rikthimi në Champions League.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit