-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali, e ftuar në mëngjesin e lutjeve në parlamentin e Austrisë

Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte e pranishme si e ftuar nderi në Mëngjesin e Lutjeve, një ngjarje tradicionale që mbahet në Parlamentin e Austrisë, si dhe në parlamente të tjera të botës, përfshirë Kongresin Amerikan dhe Parlamentin Europian. Ky event ka për qëllim të bashkojë figura të shquara nga politika, feja, biznesi dhe shoqëria civile.

Në takimin e saj me Walter Rosenkranz, Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Spiropali theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy shteteve dhe theksoi mbështetjen e fuqishme të Austrisë për Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

Gjatë kësaj vizite, kryetarja Spiropali pati mundësinë të takohej gjithashtu me ish-Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, dhe me deputetë e personalitete nga Austria dhe nga vende të tjera. Ngjarja pati një pjesëmarrje të gjerë, duke përfshirë deputetë të Parlamentit të Austrisë, përfaqësues të shteteve të Bashkimit Europian, kongresmenë amerikanë dhe figura të shquara të jetës politike dhe fetare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit