Mbrëmjen e sotme gazetari Blendi Fevziu në emisionin Opinion deklaroi se zemra e Artan Lame rreh ende dhe ka kaluar në koma cerebrale.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në opionin shprehru lutjet e tij dhe tha se Lame ka kaluar një ndërhyrje shumë të vështirë. Berisha tha se Lame u largua nga detyra e tij në vitin 2023 dhe sipas tij ka ndodhur për shkak të gjirit të Gjipesë.
“Ai nuk pranoi të firmosë grabitjet e 225 mijë metra katrorë tokë nga Edi Rama tek Manastiri i Skutarasë. Nuk them se ndryshoi parti dhe uroj ta kalojë, por këtë moment do ta them, por ai u largua sepse nuk pranoi të firmosë që Edi Rama të grabisë 225 mijë metër katrorë tokë në zonën më të mirë të bregut tek Manastiri i Skutarasë dhe kanioni i Gjipesë”, tha Berisha.