Dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington DC humbën jetën pas një sulmi të armatosur që ndodhi pranë Muzeut Hebraik të Kryeqytetit mbrëmjen e së mërkurës.
Sipas informacioneve të para, viktimat – një burrë dhe një grua – u qëlluan ndërsa po largoheshin nga një ngjarje në muze. Autoritetet besojnë se kjo ka qenë një ngjarje e shënjestruar, duke marrë parasysh natyrën e sulmit.
Elias Rodriguez, një i dyshuar nga Çikago, është arrestuar nga policia e Uashingtonit, që po heton rrethanat e incidentit. Sipas shefes së policisë, ai ka shpërthyer në thirrje për “Palestina e lirë” gjatë ndalimit të tij.
Zëdhënësja e ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, tha se incidenti ka ndodhur pas një aktiviteti hebraik në muze, dhe shprehu besimin në autoritetet ligjore për hetimin e mëtejshëm të ngjarjes.