Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një grua ka humbur jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private.
54-vjeçarja me inicialet M. Xh., ndërroi jetë pas operacionit në stomak,në spitalin privat Vila Alba, ndërsa hetimet kanë nisur për mjekun që kryente procedurën, i cili akuzohet për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor.”
Autoritetet kanë njoftuar se ndaj mjekut të klinikës, i identifikuar si Ilir Shani, është ngritur procedimi penal, ndërsa ai ndodhet në gjendje të lirë për hetime të mëtejshme.