Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas ka përfunduar vizitën në Serbi dhe tani pritet të arrijë në Kosovë për të vazhduar më pas në Maqedoninë e Veriut.
“Mesazhi im për autoritetet në Beograd është i qartë. Dua ta shoh Serbinë që ec përpara BE-së. Për këtë, liderët politikë duhet të bëjnë reformat e nevojshme dhe të qartësojnë drejtimin strategjik. Kjo bëhet më së miri duke rikthyer besimin dhe duke qëndruar të vërtetë ndaj principeve demokrate”, ka shkruar Kallas në X.
Kallas, për vizitën në Kosovë nuk saktësohet se me kë do të takohet, që dallon shumë nga njoftimet precize që jepen për vizitat në Beograd dhe në Shkup nga shërbimi Evropian i veprimit të jashtëm (EEAS).









