Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se procesi i 11 Majit ishte model. Theksoi se faqja e KQZ-së ka pasur sulme të sofistikuara kibernetike nga jashtë.
“Një pjesë e sulmeve nga jashtë kanë qenë të sofistikuara dhe kanë qenë të krahasueshme me sulmet që kanë pasur edhe vende të tjera në periudha të njëjta si Franca dhe Estonia. Administrimi i procesit zgjedhor nga KQZ ka qenë model”.
Kishte një përgjigje edhe opozitën. “Pretendimet për shërbimin postar kjo meriton vlerësimin e cdo pretendimi për operimin e këtij operatori, i kemi kërkuar DHL-së që të na vendosë në dispozicion të gjithë dokumentacionin i cili besohet, mendohet se tregon sesi është bërë operacioni i shpërndarjes së fletëve të votimit në botë” tha ai.