Përndjekja, fyerjet dhe përdorimi i fotove apo të dhënave të personave për qëllime dashakeqe janë kthyer në një problem të madh për shoqërinë. Në 24 orët e fundit, policia e Tiranës ka regjistruar 5 kallëzime të tilla dhe ka nisur procedime përkatëse ndaj përgjegjësve.
Njëra nga rastet është ai i V. T., 20 vjeç, e cila dyshohet se ka hapur dy profile false në rrjete sociale, duke përdorur të dhënat e një 21-vjeçareje. Po ashtu, F. D., 35 vjeç, dyshohet se ka hapur një profil me fotografitë e një 42-vjeçareje, ndërsa G. J., 46 vjeç, akuzohet për komente fyese në profilin e një 46-vjeçareje.
D. Xh., 29 vjeç, dyshohet se ka përndjekur një 30-vjeçar në rrjetet sociale, ndërsa G. Q., 52 vjeç, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka hapur një profil fals për të përndjekur një 41-vjeçare.
Të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Policia ka theksuar se do të vijojë të ndjekë me rigorozitet çdo rast për të siguruar mbrojtjen e viktimave dhe drejtësinë.