Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka shprehur ngushëllimet e saj për humbjen e Artan Lames, një prej figurave të shquara të kulturës dhe studimeve shqiptare. Ajo e cilësoi Lamen si një drejtues dhe studiues të pasionuar, që e shfrytëzoi dijen dhe talentin e tij për të kontribuar në ndryshimin dhe rrëfimin e historisë së Shqipërisë.
“Trishtim! Humbëm Artan Lamen, drejtuesin dhe studiuesin e pasionuar, që kuriozitetin, dijet dhe talentin e tij i vuri në shërbim të ndryshimit, por edhe të rrëfimit bukur të thelbit e tharmit të pandryshueshëm të Shqipërisë. Ngushëllime Mirelës, djalit, të afërmve dhe miqve të shumtë! Paç Paqen e pasosur, Tan!”









