Ditën e sotme një person u arrestua në Igumenicë gjatë një ushtrimi i të një kontrolli nga policia në një autobus që do të dilte jashtë vendit.
Autobusi ishte në pronësi të agjensisë Ahmeti Travel dhe kryente një intinerar ndërkombëtar me drejtues personin e arrestuar. Ponari i agjensisë është Shpëtim Ahmeti, kryetari i Partisë Demokratike Sarandë.
Gjatë kontrollit në autubus u gjetën edhe dy të huaj të cilët nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për hyrjen dhe qëndrimin e ligjshëm në vend.
Sipas mediave, në kuadër të hetimit paraprak, autobusi u sekuestrua, ndërsa të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Thesprotisë.