Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me anë të një video ka reaguar për vrasjen e çiftit në Uashington DC.
Netanyahu ka sulmuar udhëheqësit e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për kritikimin e qasjes së Izraelit në Gaza. Ai thotë se dy punonjësit e ambasadës izraelite, Yaron Lischinsky dhe Sarah Lynn Milgrim nuk ishin viktima të një krimi të rastësishëm.
“Yaron dhe Sarah nuk ishin viktima të një krimi të rastësishëm. Terroristi që i qëlloi mizorisht ata e bëri këtë për një arsye dhe vetëm një arsye – ai donte të vriste hebrenjtë. Dhe ndërsa po e merrnin, ai brohoriste, ‘Lironi Palestinën!’
Kjo është pikërisht e njëjta thirrje që dëgjuam më 7 tetor. Atë ditë, mijëra terroristë sulmuan Izrael nga Gaza. Ata prenë kokat e burrave. Ata përdhunuan gratë. Ata dogjën foshnjat të gjalla. Ata masakruan 1,200 njerëz të pafajshëm dhe morën peng 251 njerëz të pafajshëm në qelitë e Gazës.”, thotë Netanyahu.
Ai i drejtohet Presidentit Macron, kryeministrit Carney dhe Starmer që “Kur vrasësit masivë, përdhunuesit, vrasësit e foshnjave dhe rrëmbyesit ju falënderojnë, ju jeni në anën e gabuar të drejtësisë.”
Gjithashti falenderoi edhe Trumpin dhe popullin amerikan për qëndrimin e tyre të hapur me Izraelin dhe me popullin hebre.
Prime Minister Benjamin Netanyahu:
“Last night in Washington something horrific happened.
A brutal terrorist shot in cold blood a young beautiful couple – Yaron Lischinsky and Sara Milgrim.»https://t.co/R87pmEBeil pic.twitter.com/mWBX3IcT2g
— Prime Minister of Israel (@IsraeliPM) May 22, 2025