Kanë dalë edhe bisedat në SKY ECC të anëtarëve të organizatës së trafikut të lëndëve narkotike, ku është zbardhur edhe roli i ‘Visi i Pojës’.
Në dosjen e SPAK thuhet se Adi Çoba për trafikun ndërkombëtar të drogës ka pasur mbështetje të fuqishme në kontributin e Visit të Pojës dhe grupit kriminal të lidhur me të.
Pjesë nga përgjimet:
Erigels Presi: Këtu në Durrës është bërë kurvë… në çfarë kuptimi… ky është me ata (…) ky nuk sillet kështu si sillet me mua dhe me ty. Me ata ai (ADI) sillet si burrë (…) Tani, këtë punë e bën edhe i shëndoshi (Çoba), është në kontakt me këta (…) në kuptimin që është i lidhur me ta dhe punon me të kuqen.
Ndërsa me të bardhën, ti e di shumë mirë që Visi nuk është ke e bardha, apo jo? (…) Ai (ADI-ship.) qëndron me këta për të kuqen, merr edhe diçka tjetër se këta kanë edhe të bardhë (…) duke qenë me ata vepron si ndërmjetës…
Erigels Presi: Të gjithë e dinë që Adi po punon me VISIN e POJËS (…) ata janë djem të jashtëzakonshëm. E kupton? Duhet më thënë atë që është (…) kanë kapital, nuk mund t’u thuash asgjë. Nuk janë te aksionit, harroje, por kanë kapital (…)