-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flobens Meçja u arrestua në Lalëz, plani 5 mln € për vrasjen e “Krymit”

Kryesoret

43-vjeçari Flobens Meçja është një nga të arrestuarit e operacinoit policor në një restorant në Gjirin e Lalzit. Flobens Meçja, alias Gega, alias Drini ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “organizatë kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe një armë zjarri tip pistoletë me fishek në fole gati për qitje.

Emri i Flobens Meçjas doli në përgjimet e aplikacionit të koduar Sky Ecc ku shfaqet në biseda me Franc Çopjan i cili i ofron 5 milionë euro për të ekzekutuar Erion Alibejn, i njohur me nofkën “Kryemi”. Në biseda Meçja i kërkon Çopjas çelësat e apartamentit të një të afërme që ndodhej në afërsi të objektit për ta goditur me snajper.

Sky ECC – 31 Korrik 2020

Flobens Meçja i shkruan Franc Çopjas:

“Nëse ka pamje të mirë, atëherë do i hyj punës. Uroj që shtëpia e kushërirës të bëjë punë, pasi sa të vijë vjeshta do e ekzekutoj Erion Alibej. Sapo të marrë snajperin, do të të informoj.”

Flobens Meçja përmend edhe përfshirjen e një qitësi serb për të siguruar suksesin e atentatit. Në një tjetër komunikim, ai i kërkon Çopjas informacion për kamerat e sigurisë tek pallati i Alibejt dhe ai i kushërirës, për të finalizuar planin e vrasjes.

Sky ECC – 6 Gusht 2020

Flobens Meçja: “Po aty qenka me ja fut me tullë. O shok, me aq lekë sa jep ti për këtë, unë hy me shtet dhe e mbaroj.”

Franc Çopja e përforcon seriozitetin e planit duke i dhënë kaparin dhe duke e porositur të mbajë sekret identitetin e porositësit.

Sipas dosjes hetimore, Meçja kishte pranuar të kryente atentatet në këmbim të shumave të mëdha parash. Ai kishte marrë paraprakisht pagesën nga Çopja dhe kishte planifikuar eliminimin e katër personave, me Erion Alibejn si objektivin kryesor.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit