Universiteti i Harvardit po padit administratën Trump pasi ia hoqi të drejtën për të regjistruar studentë ndërkombëtarë. Universiteti i quajti veprimet e administratës një “shkelje flagrante” të ligjit.
Administrata Trump thotë se Harvard nuk ka bërë mjaftueshëm për të luftuar antisemitizmin dhe për të ndryshuar praktikat e punësimit dhe pranimeve, akuza që universiteti i ka mohuar fuqimisht.
Në Harvard ka rreth 6,800 studentë ndërkombëtarë, të cilët përbëjnë më shumë se 27% të regjistrimeve të këtij viti.
“Me një të rënë të stilolapsit, qeveria është përpjekur të fshijë një të katërtën e trupit studentor të Harvardit, studentë ndërkombëtarë që kontribuojnë ndjeshëm në Universitet dhe misionin e tij”, argumentoi Harvard në padi.
Ndërsa presidenti i Harvardit, Alan Garber në një letër tha se “Ne e dënojmë këtë veprim të paligjshëm dhe të pajustifikuar”.









