Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut njoftoi këtë të premte se janë konfirmuar dy raste të para të lisë së majmunëve në vend.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të dy pacientët e infektuar janë referuar nga Klinika e Sëmundjeve të Lëkurës si të dyshuar për li majmuni, dhe në përputhje me protokollet mjekësore, iu janë bërë një sërë analizash, përfshirë testime për HIV, sifiliz dhe herpes.
“Me marrjen e rezultateve pozitive, është aktivizuar menjëherë një plan reagimi institucional. Janë njoftuar të gjitha strukturat përkatëse, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, Klinikën e Sëmundjeve të Lëkurës dhe Klinikën e Sëmundjeve Infektive”, bëhet e ditur në deklaratën e ISHP-së.