-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasi tre makina të policisë, reagon spitali Psikiatrik: Pacientin e nxorri e ëma

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm një person me probleme të shëndetit mendor ka terrorizuar Tiranën. Ai pasi qëlloi me pistoletë lodër një mjeke në QSUT, tentoi të arratisej me Land Rover duke përplasur 3 makina të policisë.

Më pas ka përplasur makinat e policisë në tentativë për t’u larguar pasi nuk u është bindur por në fund ka përfunduar në pranga.

Sipas spitalit Psikiatrik, Enis Vrapi u shtua aty nga 11 deri në 15 maj dhe është nxjerrë nga nëna e tij.

“Enis Vrapi ka qenë i shtruar në spitalin psikiatrik që nga data 11 deri në 15 maj. Në datën 11 e ka çuar policia në spital për shkak të probleme të shëndetit mendor pasi më datë 11 policia e arrestoi në banesë pasi qëllonte me armë sportive lodër brenda në banesë. Por më datë 15 maj spitali e ka nxjerrë, ku sipas spitalit e ka marrë nëna e vet nga aty. Sipas spitalit nëna ka dalë garant duke bërë shënimin në kartelë.”, thuhet në përgjigjen e spitalit.

Doli nga psikiatria dhe terrorizoi Tiranën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit