-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kallas në Shkup: Po punojmë për zhbllokimin e procesit të integrimit në BE

Kryesoret

Ditën e sotme shefja e dilomacisë së BE-së, Kaja Kallas zhvilloi një vizitë zyrtare në Shkup.
Kallas tha se Bashkimi Evropian mbetet mbështetës i fuqishëm i rrugëtimit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ajo i përket familjes evropiane.

Ajo gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Mickoski përsëriti se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë zotimet që i ka bërë dhe të bëjë gjithçka që Plani A i dakorduar me BE-në të funksionojë.

“Rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë, por qëndroni në të. Merrni hapa drejt hapjes së kapitujve, dhe ne si BE do ta mbështesim edhe më shumë Maqedoninë e Veriut. Përparimi mund të jetë i shpejtë, vetëm nëse ka vullnet politik. Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqen në rajon”, tha Kallas.

Ajo vlerësoi përpjekjet e vendit për të zbatuar agjendën reformuese dhe e quajti një partner të besueshëm për sigurinë rajonale, pasi ka përafruar me sukses ligjet maqedonase me ato evropiane në fushën e politikës së sigurisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit