Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin ndaj të pandehurve Flori Pali dhe Fredi Pali, të cilët akuzohen për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji.
Flori Pali është dënuar me 11 vjet burg dhe akuzohet pët disa vepra penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve” “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Ndërsa Fredi Pali është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,“Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
GJKKO ka dënuar edhe bashkëpunëtoren Anita Adiaj me 6 vite e 8 muaj burg, si pjesë e grupit kriminal.
“Gjykata vendosi gjithashtu:
Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të provave materiale të 3 aparateve celularë, si dhe një automjet të llojit autoveturë, i markës “Daimler Chrysler”, model “A200CDI”, me vit prodhimi 1992 në pronësi të shtetasit Fredi Ndue Pali;
Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të një pasurie të paluajtshme të llojit “Arë”, me sipërfaqe 1874 m², e cila ndodhet në Ishull Shëngjin, në pronësi të shtetasit Flori Ndue Pali, për të cilën ishte vendosur “sekuestro preventive”.“, thuhet në njoftim.