-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhevdet Plaku me shokët/ Si u kapën brenda restorantit në Gjirin e Lalzit?

Kryesoret

Shtatë persona janë arrestuar brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit në Durrës. Xhevdet Plaku, i arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti është njëri mes të arrestuarve. Gjatë kontrollit personal, atij iu gjet një pistoletë me fishekë të gatshëm për qitje.

Një tjetër i arrestuar është Flubenc Mecja i shpallur në kërkim nga SPAK. Gjatë kontrollit, edhe këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri me fishekë, e gatshme për përdorim.

U arrestua gjithashtu edhe Voltan Xhani, banues në Tiranë, me origjinë nga Përmeti. Ai ishte nën masën e sigurisë “arrest me burg”, vendosur nga Gjykata e Shkodrës për trafikim mjetesh motorike dhe vënien e tyre në dispozicion për kryerje vrasjesh. Në çantën e tij iu gjet një pistoletë me fishekë gati për qitje.

Ndër personat e ndaluar ishte edhe Jurgen Xhani, lindur në Përmet, të cilit gjithashtu iu sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë.

Në pranga përfunduan edhe disa shtetas të tjerë, banues në Mamurras dhe Tiranë, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende publik për shkak të hetimeve në vijim.

Gjatë operacionit, përveç armëve të zjarrit, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në euro dhe sende të tjera me interes hetimor.

Merr fund arratia! Arrestohet Xhevdet Plaku

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit