Policia gjermane njoftoi se gruaja 39-vjeçare, e dyshuar për sulmin me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, tregon “shenja të qarta të sëmundjes mendore”. Si pasojë, po përgatitet paraqitja e saj para gjykatës për të vendosur nëse do të dërgohet në institucion psikiatrik.
Autoritetet përjashtuan mundësinë e motivit politik dhe deklaruan se ajo nuk ishte nën ndikimin e alkoolit apo drogës gjatë sulmit. Në incident u plagosën 18 persona, prej të cilëve katër janë në gjendje kritike.