Një sherr masiv ka shpërthyer përpara portës së gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku janë përfshirë një grup i madh adoleshentësh.
Pamjet e siguruara nga gazetari Senad Nikshiqi tregojnë momentet e tensionuara, ku të rinjtë janë sulmuar me grushte dhe shkelma.
Në video shfaqet gjithashtu një nga adoleshentët që nxjerr një thikë dhe godet disa prej pjesëmarrësve në sherr. Si pasojë e këtij incidenti, tre të rinj kanë mbetur të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët e dhunës.









