-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali i biznesmenit rrëmbehet dhe torturohet, mes të arrestuarve edhe Ivan Greko

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Athinën, ku djali i një biznesmeni të njohur është marrë peng dhe është mbajtur i izoluar për rreth pesë orë. Sipas mediave greke, 24-vjeçari u torturua në makinë gjatë rrugës nga Hymettus në Saronida, ku autorët përdorën thikë dhe kaçavidë për të ushtruar presion ndaj tij.

Rrëmbyesit kërkuan një shpërblim prej 25 mijë eurosh, një motor dhe një orë të shtrenjtë për lirimin e tij. Ata tentuan edhe t’i prishin gishtat me një mjet prerës, por ndërprenë veprimin pasi i riu rezistoi me forcë.

Më pas, pengu dhe rrëmbyesit u nisën drejt zonës së Glyfadës për të marrë një pjesë të parave të kërkuara, por 24-vjeçari arriti të shpëtojë dhe të njoftojë një mik.

Sipas raportimeve, mes të arrestuarve është edhe këngëtari i njohur Ivan Greko. Identiteti i djalit të biznesmenit dhe i familjes së tij nuk janë bërë publikë deri më tani. Ngjarja ka ndodhur më 6 maj, por u bë e njohur nga mediat vetëm më 24 maj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit