Pas zgjedhjeve të 11 majit, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur për rezultatin dhe zhvillimet brenda forcës politike që përfaqëson. E zgjedhur përmes listës së hapur në Qarkun e Tiranës, Tabaku theksoi se, ndonëse arriti të sigurojë mandatin, nuk e konsideron një betejë të fituar për sa kohë që opozita nuk arriti të sjellë ndryshimin e shumëpritur politik.
“Unë nuk e kam menduar as tani, as në të shkuarën, për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Siç e thashë, unë garova për një vend në Parlamentin shqiptar. Do të jem aty gjithmonë për partinë dhe nuk ka rëndësi se çfarë roli kemi secili.”