-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet rrjeti i trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, në qendër Sokol Tatani dhe Orges Molla

Kryesoret

Një tjetër kapitull i rëndësishëm nga dosja e përgjimeve të platformës së koduar Sky ECC ka hedhur dritë mbi aktivitetin e një rrjeti kriminal që trafikonte droga mes Shqipërisë dhe Italisë. Operacioni i përbashkët i anti-mafies italiane dhe Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri ka zbërthyer këtë strukturë të mirëorganizuar.

Në qendër të hetimeve është shtetasi Sokol Tatani, i njohur edhe si Sokol Isteri, i cili dyshohet se në bashkëpunim me Orges Mollën, ka siguruar, trafikuar dhe shpërndarë sasi të mëdha të lëndëve narkotike, përfshirë kokainën, heroinën dhe hashashin, kryesisht në zonën e Barit dhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Përmes komunikimeve të koduara, Tatani dhe Molla diskutonin për lëndët narkotike me emra koduar si “bar spanjoll” për hashashin, “kuqja” për heroinën dhe “thardha” për kokainën, duke shkëmbyer edhe fotografi të drogës dhe biseduar për çmimet dhe cilësinë. Në disa raste, ata organizonin edhe prova për të testuar drogën para se të bëhej blerja në sasi të mëdha.

Sipas përgjimeve, rrjeti kishte edhe kontakte në Itali, përfshirë një person me emrin “Nikola”, i cili mbahej përgjegjës për ruajtjen dhe shpërndarjen e lëndës në territor italian.

Prokuroria shqiptare po vazhdon hetimet për të identifikuar edhe anëtarët e tjerë të këtij rrjeti kriminal dhe për të zbardhur plotësisht itinerarin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit