Armando Broja është i gatshëm për ndeshjen e sotme të Evertonit në Premier Ligë, ku skuadra e tij do të përballet me Njukasëllin. Sulmuesi shqiptar, i huazuar nga Çelsi, u përfshi në listën e lojtarëve për herë të parë pas mungesës së javës së kaluar, duke surprizuar me vendimin e trajnerit Dejvid Mojes.
Broja do të jetë në stol si alternativë për trajnerin, në një sfidë ku Njukasëll është një prej skuadrave më të përfolura për interes ndaj tij, pasi dëshiron të forcojë sulmin në përpjekjen për t’u kualifikuar në Champions League.
Pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të dëmtimeve, që nga marsi Broja është rikthyer plotësisht në formë dhe tani është gati për të ndihmuar Evertonin, që nuk ka objektiva të mëdha për këtë sezon. Në anën tjetër, Njukasëll synon ta mbyllë kampionatin në zonën Champions, duke kërkuar fitoren në këtë përballje.