Mjekja mikrobiologe e njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në qytetin e Gramshit, Dafina Shtylla, ka folur lidhur me rastet e helmimit të fëmijëve në kopshtin publik nr.1 në Gramsh.
Ajo ka konfirmuar se deri tani janë 5 raste të diagnostikuara me salmonelë.
“Është situatë jo e lehtë, por ne do ta përballojmë. Salmonela është e vështirë të identifikohet në analiza, por kemi marrë përgjigje nga laboratori i referimit në ISHP se janë deri tani 5 raste me salmonelë. Kjo sëmundje bakteriale zakonisht transmetohet përmes gojës, ndaj njihet më së shumti si ‘sëmundja e duarve të palara,” tha mjekja.
Autoritetet shëndetësore po ndjekin nga afër situatën dhe po marrin masat për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit.