-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Albin, mos e lë Albulenën në baltë, jepja votat tua edhe asaj

Kryesoret

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se Albin Kurti po i mban peng deputetët e partisë së tij meqë votat për qeveri i ka të siguruara. Haradinaj shprehet se deputetët e Vetëvendosjes le t’ia kërkojnë Kurtit votat e siguruara për vete edhe për ta.

“I bëj thirrje deputetes Albulena Haxhiu, por edhe gjithë deputetëve të VV-së, që të reflektojnë dhe t’i kërkojnë Albin Kurtit numrat e tij, që janë siguruar për Kryeministër, 61+, ashtu siç po deklarojnë, edhe t’i ofrojë të njëjtit edhe për votimin e Albulena Haxhiut si Kryetare e Kuvendit dhe kështu t’i hapet rrugë krijimit të institucioneve dhe të mos lejohet vazhdimi i bllokimit të vendit”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj tha se nëse Kurti nuk ka besim te Haxhiu atëherë le ta ndërrojë propozimin për kryeparlamentar.

“Albin, mos e lë Albulenën në baltë, jepja votat tua edhe asaj. Nëse ti nuk ke besim në të, atëherë ndërroje kandidatin dhe gjeje një më të besueshëm dhe jepja votat. Në këtë do të kesh reflektim edhe nga deputetët opozitarë”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit