Rreth 70 fëmijë janë helmuar nga ushqimi në kopshtin publik të Gramshit. Inspektoriatët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë marrë mostra nga tre produkte ushqimore.
Inpektorët kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe vezës me qëllim analizimin e tyre.
Në fillim prindërit kishin menduar se fëmijët mund të kenë pasur një grip, por analizat mjekësore zbuluan helmimin nga ushqimi i konsumuar në kopsht.
Dyshimet e para të mjekëve dhe prindërve janë se kjo ka ndodhur nga salmonela.
Sipas dokumenteve kopshti ka një kontratë me një operator privat për përgatitjen dhe shpërndarjen e ushqimit. Ky subjekt dyshohet se ka rezultuar më parë me shkelje të rregullave higjeno-sanitare gjatë një inspektimi të AKU-së në vitin 2023, por ka vijuar të operojë normalisht.
Në kuzhinën e kopshtit nuk kishte frigoriferë funksionalë për ruajtjen e produkteve të ndjeshme si mishi dhe qumështi një fakt i konstatuar edhe nga specialistë të AKU-së që kanë ndërhyrë pas incidentit.