Policia e Shkodrës ka arrestuar në orët e vona të shtunës Arlind Kajoshin. Ai ishte i shpallur në kërkim për rrahjen e Vldimir Bruçit së bashku me Samuel Troshani dhe Izmir Sakicën.
Kajoshi u arrestua në Shtoj, fshat në dalje të Shkodrës në një banesë të braktisur.
62-vjeçari Vladmir Bruçi në 3 qershor të vitit 2024 u dhunua në parkim nga të rinjtë. Më pas djali i tij Alban Bruçi i njohur për policinë në 7 shtator tentoi të eleminonte vëllanë e Arlindit, kampionin e boksit Arjon Kajoshin.