Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës ka caktuar sot masat e sigurisë për shtatë personat e arrestuar dy ditë më parë gjatë operacionit të forcave speciale ‘Enigma’ në zonën e Gjirit të Lalzit.
Pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së prokurorisë, për Xhevdet Plakun, i njohur si ‘Akili’ i cili dyshohet se është arratisur nga një burg në Itali në janar të këtij viti u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.
Në të njëjtën masë sigurie u caktuan edhe shtetasit Flobenc Meçja, Voltan Xhani, Jugert Xhani, Fatjon Qesja dhe Ortion Hasani.
Ndërkohë, për Alfred Hasanaj u vendos masa më e lehtë “detyrim paraqitje”, duke i kërkuar të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 pranë Policisë Gjyqësore, si dhe iu ndalohet dalja jashtë shtetit pa lejen e gjykatës.
Xhevdet Plaku- arrest ne burg
Flobenc Mece arrest ne burg
Voltan Xhani – arrest ne burg
Jugert Xhani- arrest ne burg
Oltion Hasanaj arrest ne burg
AlfredHasanaj- detyrim paraqitje ne policine gjyqesore dhe ndalim i daljes jashte shtetit.
Fatjon Qesja- arrest ne burg