Në Gjykatën e Durrësit kanë mbërritur 7 të arrestuarit e restorantit në Gjrin e Lalzit nga operacioni Enigma. Ata kanë mbërritur nën masa të larta sigurie dhe do të dalin para gjykatës ku do të njoihen me masat e tyre të sigurisë.
Shtatë të arrestuarit janë Xhevdet Plakun, i cili ishte arratisur nga burgu në Itali, Voltan dhe Jugert Xhanin, Fatjon Qesjan, Oltion Hasanin, Alfred Hasanaj dhe Flobenc Meçja (Gega).
Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.
Xhevdet Plaku që njihet me nofkën “Kiss” nga Durrësi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është arratisur nga burgu i Ankonës në janar të këtij viti. 45-vjeçari ishte dënuar në shtetin fqinj për trafik droge.
Ndërsa Flobens Meçja, alias Gega alias Drini nga Shkodra ishte shpallur në kërkim nga SPAK-u prej një viti, si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”. 43 -vjecari akuzohet për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.
Voltan Xhani është i dyshuari kryesor për organizimin e vrasjes së Elis Rroshkodolit në lagjen “Ahmet Haxhiu” në Shkodër mesditën e 30 gushtit 2024.








