-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëmbimi i djalit të biznesmenit në Athinë, detaje të reja

Kryesoret

Mëngjesin e 6 majit, 24-vjeçari, djali i një biznesmeni të njohur u bë viktima e një rrëmbi në Athinë. Sipas autoriteteve greke, ngjarja nisi pranë një garazhi në zonën e Hymettus, ku tre nga autorët e sulmuan të riun, duke e imobilizuar me dhunë dhe plagosur në gjymtyrët e poshtme me një objekt të mprehtë.

Më pas nën kërcënimin e vdekjes, viktima u fut në një makinë dhe u dërgua në Saronidë.
Gjatë rrugës 24-vjeçari u dhunua sistematikisht me mjete të ndryshme përfshirë thika dhe kaçavida. Ndërsa rrëmbyesit i kërkuan pagesën në para të gatshme dhe dorëzimin e një motoçiklete BMW me vlerë të lartë.

Në Saronidë, tre autorëve iu bashkua edhe një tjetër dhe në një plazh të shkretë tentuan ti presin gishtat viktimës me një prerës metalik.

Pas pesë orësh në duart e rrëmbyesve, 24-vjeçari u detyrua të telefononte miqtë për të mbledhur shumën e kërkuar. Më pas ai u aratis dhe me 22 maj autoritetet greke ndërmorën një operacion të gjerë në rajonin e Atikës, ku arrestuan të katër personat e përfshirë.

Të arresturit ishin të njohur për policinë. Ivan Greko rezulton të jetë përfshirë më parë në çështje që lidhen me kërcënime dhe shkelje të kodit penal ushtarak. Një tjetër anëtar i grupit, 33 vjeç ka një të kaluar kriminale të rëndë përfshirë një vrasje me paramendim në vitin 2014 dhe një arratisje nga burgu në vitin 2017.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit