-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet 35-vjeçari në Morinë, tentoi të trafikonte 2 pako me kanabis në Shqipëri

Kryesoret

Në një operacion të përbashkët të Policisë Kufitare në Morinë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, u arrestua në flagrancë një 35-vjeçar i cili tentoi të trafikonte në Shqipëri dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit të automjetit “Audi”, që drejtohej nga P. G., banues në Fier, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dy pako me peshë totale 2 kilogramë e 227 gramë kanabis. Përveç lëndës narkotike, u sekuestrua edhe automjeti i përfshirë në tentativën e trafikimit.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Policia Kufitare njofton se ky arrestim u bë në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje në pikën kufitare të Morinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit