Policia e Pogradecit arrestoi një 49-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim që prej 22 majit, pasi kishte dhunuar bashkëshorten dhe kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mëmëlisht, ku ai ka goditur bashkëshorten me sende të forta dhe më pas është larguar nga banesa.
Gruaja ndodhet në spital, duke marrë kujdesin mjekësor të nevojshëm.