-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Londra i bashkohet thirrjes kundër ofensivës në Gaza, mund të njohë Palestinën si shtet

Kryesoret

Mbretëria e Bashkuar ka ndryshuar qëndrimin e saj tradicionalisht të kujdesshëm ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza, duke iu bashkuar Kanadasë dhe Francës në një deklaratë të përbashkët që dënon ashpër ofensivën e re të Izraelit dhe bllokimin e ndihmës humanitare për civilët palestinezë.

“Niveli i vuajtjes njerëzore në Gaza është i patolerueshëm,” thuhet në deklaratën e shpërndarë njëkohësisht nga Londra, Otava dhe Parisi, duke kritikuar synimin e Benjamin Netanyahut për të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës. Sipas deklaratës, “mohimi i ndihmës thelbësore humanitare është i papranueshëm dhe mund të përbëjë shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.”

Deklarata, nënshkruar nga kryeministri britanik Keir Starmer, homologu kanadez Mark Carney dhe presidenti francez Emmanuel Macron, paralajmëron gjithashtu masa konkrete nëse Izraeli nuk tërhiqet nga operacionet ushtarake dhe nuk lehtëson qasjen për ndihmat.

Në një zhvillim paralel, Franca dhe Arabia Saudite, në bashkëpunim me OKB-në, po përgatisin një konferencë ndërkombëtare më 18 qershor që synon zgjidhjen me dy shtete. Në takimet përgatitore në Nju Jork, Arabia Saudite ka bërë thirrje që njohja e shtetit palestinez të mos shihet më si përfundim i procesit të paqes, por si një parakusht për fillimin e tij.

Franca ka sinjalizuar se është e gatshme të njohë Palestinën në këtë konferencë, një hap që mund të pasojë edhe nga Britania e Madhe – duke e kthyer momentin në një pikë kyçe diplomatike për çështjen palestineze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit