-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria mikpritëse e takimit vjetor ENIC-NARIC për njohjen e diplomave europiane

Kryesoret

Në Tiranë po zhvillohet Takimi i 32-të Vjetor i Rrjeteve ENIC-NARIC, një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që bashkon përfaqësues nga e gjithë Evropa në fushën e njohjes së diplomave dhe kualifikimeve akademike të marra jashtë vendit. Për herë të parë, Shqipëria mikpritëse e këtij takimi tre-ditor që po mbahet në Universitetin e Arteve dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, duke riafirmuar angazhimin e vendit për integrim dhe bashkëpunim më të ngushtë me sistemet arsimore europiane.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, në fjalën e saj gjatë ceremonisë së hapjes theksoi rëndësinë e reformave në arsimin e lartë dhe fokusin në ndërkombëtarizimin e tij:

“Ne po zbatojmë një reformë gjithëpërfshirëse, e cila përfshin profilizimin e institucioneve të arsimit të lartë, bazuar në prioritetet kombëtare dhe rajonale, si dhe në ndërkombëtarizimin e tyre. Në IAL-të tona numërohen mbi 40 programe të përbashkëta me institucione të njohura ndërkombëtare nga Italia, Franca, Greqia, Polonia, Turqia, që e pasurojnë më tej ofertën akademike në Shqipëri jo vetëm për të rinjtë shqiptarë, por edhe ata të rajonit. Këto bashkëpunime e bëjnë diplomën shqiptare më të vlefshme në tregun evropian të punës. Ministria e Arsimit dhe Sportit, në përputhje me prioritetet strategjike të qeverisë shqiptare, e konsideron arsimin si një shtyllë themelore për zhvillimin e vendit dhe integrimin evropian, ndaj dhe ofron angazhimin maksimal për forcimin e urave të bashkëpunimit me partnerët dhe rrjetet e duhura, siç është ENIC-NARIC”, tha Manastirliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit