Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo akuzat e Partisë Demokratike për manipulim të zgjedhjeve. Spahiu tha se fakti që 4 parti të reja u futën në Kuvend tregon se nuk ka pasur manipulim votash.
“Ka dy numërime për partitë dhe për kandidatë e listës së hapur. Partitë e reja nuk patën numërues ato i patën 4 partitë e vjetra. Numërimi për listën e hapur ka një lloj autonomie, numëruesit i lihet një dorë e lirë dhe ndodh korrupsioni brenda vetes. Unë mendoj se duhet që të merren të gjitha filmimeve sepse ka devijim të votave në listat e hapura. A janë zgjedhjet e 11 majit apo më të keqe se ato të kaluara. Fakti që 4 parti të reja u futën në Kuvend ka dy alternativa ose kanë marr vota më shumë se çdo parti e re ose për herë të parë votat janë numëruar dhe s’janë ndarë mes PD dhe PS”, tha ai.