-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U bllokuan në Gjirin e Gramës, turistët: U strehuam pasi na sulmoi një qen

Kryesoret

Pas katër orësh operacion shpëtimi u gjetën katër turistët gjermanë dhe francezë dhe u sollën në Triport në stacionin e policisë kufitare Vlorë.

Turistët kishin humbur kontaktet që prej mbrëmjes së djeshme në Gjirin e Gramës.
Që nga ora 07:55, Policia kufitare dhe roja bregdetare morën sinjalin SOS për disa turistë që ishin shkëputur nga grupi për të eksploruar Gjirin e Gramës.

Një nga turistët ishtë kafshuar nga një qen dhe për këtë u kërkua prezenca e urgjencës e cila i dha ndihmëne paarë mjekësore të gjithëve turistëve në Troport.

“Jam nga Gjermania dhe gjithçka është në rregull. Ne kemi qenë duke ecur, eksploruar drejt plazhit të Gramës. Gjatë ecjes pata edhe incidentin, por fatmirësisht tani jam mirë.

Ne ishim duke bërë hiking prej mbrëmjes së djeshme. Kur po afroheshim pranë Gjirit të Gramës, u sulmuam nga një qen. Kërkuam për një vend të sigurt dhe më pas u strehuam në Gjirin e Gramës, pasi edhe qenë të tjerë po na afroheshin.

Arritëm që, nëpërmjet dritave të vogla, të qëndrojmë në Gjirin e Gramës, ku takuam edhe dy persona të tjerë. Më pas arritëm të njoftojmë policinë, të cilët na erdhën në ndihmë menjëherë dhe për këtë i falënderojmë”, thanë turistët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit