Igli Tare ka firmosur me Milanin dhe do të jetë drejtori sportiv. Tare u shpreh shumë i lumtur dhe tha se është një burim krenarie dhe përgjegjësi e madhe.
“Të bëhesh pjesë e një klubi si Milan është një burim krenarie dhe përgjegjësie e madhe. Falenderoj klubin që më besoi këtë rol. Drejtuesit e njohin vendosmërinë time të fortë dhe dëshirën time për të pasur sukses. Do t’ia kushtoj të gjithë përvojën time shërbimit ndaj këtij klubi të madh, i cili është i vendosur të kthehet në ballë të futbollit italian dhe evropian”, tha Tare.